×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendësministri i Drejtësisë: Javën e ardhshme dërgohet në Qeveri koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 7:23

    Zëvendësministri në Ministrinë e Drejtësisë, Blerim Sallahu ka bërë të ditur se në fillim të javës së ardhshme do të dërgohet në Qeveri për miratim koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.


    Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pas miratimit në Qeveri të këtij dokumenti shumë të rëndësishëm, do të themelohet grupi punues për hartimin e projektligjit i cili do të bazohet kryesisht në koncept dokumentin e tillë.

    Postimi i plotë i Sallahut:

    “Në fillim të javës së ardhshme do të dërgohet në qeveri për miratim koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

    Pas miratimit në Qeveri të këtij dokumenti shumë të rëndësishëm, do të themelohet grupi punues për hartimin e projektligjit i cili do të bazohet kryesisht në koncept dokumentin e tillë.

    Iniciativa e hartimit të këtij projektligji do ta pasurojë sistemin ligjor të konfiskimit të pasurisë së kundërligjshme. Projektligji do të draftohet në bashkëpunim me të gjithë ata që shprehin interes në këtë fushë”, ka shkruar Sallahu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!