×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendësministri i Jashtëm: Shtetasi rus i shpallur non-grata po rrezikonte sigurinë e shtetit, nuk po bënte diplomaci

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 10:50

    Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të shpallur person non-grata shtetasin rus, pjesëtar i UNMIK-ut, Mikhail Krasnoshchenkov, ka reaguar Farhan Haq, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili tha se Kosova nuk mund të marrë një vendim të tillë, pasi OKB-ja nuk është shtet.


    Zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka thënë se ky reagim i zëdhënësit të OKB-së paraqet një interpretim të kombinuar apstrakt- politik, shkruan Reporteri.net.

    Berisha ka shkruar se përveç raporteve që posedon Republika e Kosovës edhe raportet e personelit të OKB-së në Kosovë, vërtetojnë se shtetasi rus nuk ka qenë duke kryer detyrat zyrtare të misionit diplomatik por ka qenë i përfshirë në veprimtari individuale që nuk janë në përputhje me normat ndërkombëtare.

    Postimi i plotë i Berishës:

    Reagimi i zedhenesit te OKB-se, Ferhan Haç, ne lidhje me vendimin e Qeverise se Republikes se Kosoves per shpalljen e shtetasit rus Mikhail Krasnoshchenkov “Person Non Grata” paraqet nje interpretim te kombinuar apstrakt- politik.

    Perveç raporteve te organeve te sigurise se RK, qe kane faktuar involvimin e shtetasit rus ne rrezikimin e sigurise se shtetit tone, edhe raportet e personelit te OKB-se ne Kosove, vertetojne se shtetasisi rus, M.K. nuk ka qene ne kryerjen e detyrave zyrtare te misionit diplomatik por ne veprimtari individuale te paperputhshme me normat nderkombetare.

    Do te ishte mire qe OKB te marre te gjitha masat, qe paraprakisht te verifikoj stafin e vet konform standarteve diplomatike, e pastaj te mos i lejoj te involvohen ne veprime te paligjshme deri ne rrezikimin e sigurise se vendit tone.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!