×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendësministri i PAN-it që vjen nga VV-ja, e përdor veturën e shtetit edhe të dielën

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 21:24

    Keqpërdorimi i veturave nga pushtetarët është bërë gjë e zakonshme në vendin tonë.


    Nuk shkon vikend ku veturat zyrtare nuk keqpërdoren për punë private nga zyrtarë të ndryshëm, shkruan Reporteri.net.

    Kështu ka ndodhur edhe këtë të diele, ku Sami Zeka që mban pozitën e zv.ministrit të Zhvillimit Ekonomik, që vjen nga Vetëvendosje me veturën e tij ka shëtitur në qytetin e Mitrovicës.

    Reporteri.net ka siguruar një video ku vetura zyrtare që vozitë Zeka shihet në ora 15:37 një nga marketet e qytetit. Ai ka qenë me familje.

    Kështu Zeka si edhe shumë kolegë të tjerë gjatë vikendit me veturë zyrtare ka haxhuar derivate të cilat paguhen me para të taksapaguesve kosovarë.

    Reporteri.net raportoi sot se Zeka edhe pse tre muaj më pare ka kaluar në Vetëvendosje (kur aderoi edhe “shefi” i tij Agim Bahtiri”, ai ka zgjedhur të qëndrojë si zëvendësministër dhe të marrë pagësn 1150 euroshe. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!