Zëvendësministri në detyrë në MEPTINIS, Edison Jakurti, ka thënë se nuk do të rrinë me duar në xhepa në një kohë kur po pritet të formohet një qeveri e re.
Këtë deklaratë e ka lidhur me deklarimin e bërë në vitin 2013 kur kishte thënë se “me duar në xhepa e fiton Prishtinën”.
Postimi i tij:
“Kushdo që kujton se me duar në xhepa do t’i bëj puç 221,001 qytetarëve, do ta kuptojë se 221,001 qytetarë nuk do t’rrijnë me duar në xhepa’’, ka shkruar ai duke bërë një lidhje me deklaratën e kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, që në vitin 2013 kishte thënë se me duar në xhepa e fiton Prishtinën.
https://www.facebook.com/edison.jakurti/posts/2991262270961337
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.