Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se sektorit të energjisë në Kosovë po i japin drejtim të duhur.
Në konferencën me donatorë për subvencionet për efiçiencë të energjisë, ministrja tha se investimet e MCC në këtë drejtim janë të mirëseardhura, pasi kanë në fokus sektorin privat dhe konsumin e energjisë nga amvisëria.
Ndërsa, zëvendëspresidentja e MCC, Alicia Phillips Mandaville, tha se tani në periudhën e krizës globale energjetike është koha e jashtëzakonshme për të punuar për efiçencë të energjisë.
Nga ana tjetër, drejtori për energji në MFK, Burim Hashani tha se objektivat e këtij projekti të MCC-së, janë zvogëlimi i shfrytëzimit të energjisë elektrike, ruajtja e ambientit dhe zvogëlimi i faturave të energjisë.
Sot është dita e fundit që zëvendës presidentja e MCC-se, Alicia Mandeville, do të qëndrojë në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.