×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita zyrtare

    Zëvendëssekretari amerikan arrin në Presidencë, nis takimi me Osmanin

    Reporteri
    10 Janar 2025 | 9:58

    Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma, ka arritur në Prishtinë.

    Ai është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

    Në një njoftim të Departamentit të Shtetit u tha se Verma në Kosovë do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve.

    “Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë”.

    Vërma pas Kosovës do të vizitojë edhe Serbinë, derisa paraprakisht ishte në Shqipëri. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!