×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendësuesi i Gjuriqit thotë se nënshkrimi i Thaçit nuk vlen asgjë

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 9:06

    Drejtori i ri i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me qëndrimin e tij për “njohje të ndërsjellë” si pikë e vetme e dialogut, tregon se ai është kundër këtij procesi.


    Gjatë një konference ai ka thënë se “nënshkrimi i tij [Thaçit] me të cilin ai u zotua para BE-së për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk vlen asgjë”.

    Petkoviq është pasardhës i Gjuriq në pozitën e Drejtorit të Zyrës për Kosovën e cila funksionon në kuadër të Qeverisë së Serbisë.

    Gjuriq është tërhequr nga kjo pozitë për ta marrë pozitën e Ambasadorit të Serbisë në SHBA./kk

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!