×
  • Lajme
  • Lajme / Përditësimi i fundit

    Zgjaten pritjet nëpër pikat kufitare, në Merdare kolona mbi 1 mijë metra

    Reporteri
    02 Janar 2025 | 19:16
    Foto ilustruese

    Pritjet dhe kolonat nëpër pikat kufitare janë zgjatur, sipas përditësimit të fundit të Qendrës për Menaxhim Kufitar.

    Kolona në Merdare aktualisht është 1 mijë e 100 metra. Për të dalë nga kjo Kosova përmes kësaj pike kufitare, mërgimtarët po presin deri në 2 orë e 40 minuta, shkruan Reporteri.net.

    Pritje më të gjata ka edhe tek Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë. Kolona nëpër këto pika kufitare është 400-500 metra, e pritjet po zgjasin rreth 1 orë.

    Kalimi nëpër pikat e tjera kufitare po bëhet për 3-5 minuta./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!