×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhja e Këshillit të ri Drejtues në UP, LDK kërkon përjashtim të ndikimit partiak

    Reporteri
    25 Qershor 2022 | 20:00

    Senati i Universitetit të Prishtinës ka zgjedhur të premten pesë anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ndaj kësaj, ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës, duke thënë se partia në pushtet po vazhdon të kapë bordet e institucioneve të pavarura.

    Në reagimin e LDK-së, thuhet se përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së u bë me kriter partiak-klientelist, dhe jo akademik, si dhe me disbalanc total gjinor, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas tyre, këtë ndikim, partia në pushtet po e bën duke ushtruar presion ndaj senatorëve dhe organizatave të afërta me partinë në pushtet.

    “Përzgjedhja në masë të madhe dëshmoi se anëtarët u përzgjodhën me kriter partiak-klientelist, dhe jo akademik, me disbalanc total gjinor, duke mos e respektuar as Ligji për Barazi Gjinore. Këtë ndikim partia në pushtet e ka bërë përmes ushtrimit të presionit ndaj senatorëve dhe organizatave studentore të afërta me partinë në pushtet, të cilit i ka ndihmuar një interpretim kundërthënës që u ka marrë mandatin senatorëve nga radhët e studentëve, për çfarë kishte pakënaqësi dhe protestë para Rektoratit të UP-së”, thuhet në reagimin e LDK-së.

    Tutje, LDK e quan të dëmshëm ndikimin e pushtetit në arsim të lartë teksa kërkuan përjashtim të ndikimit partiak në UP.

    Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të UP, që morën votat në raundin e tretë, janë: Selim Bezeraj, Rifat Krasniqi, Azem Hajdari, Arian Krasniqi dhe Naser Kabashi.

    Reagimi i plotë:

    “(Ç)kapja e UP-së nga Qeveria Kurti”: Reagime të ashpra pas zgjedhjes së 5 anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!