×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Zgjedhja e Kryeparlamentarit, vazhdimi i seancës të mërkurën në ora 10:00

    Reporteri
    22 Prill 2025 | 10:53

    Të mërkurën e 23 prillit do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive për zgjedhjen e Kryeparlamentarit.

    Seanca do të mbahet në ora 10:00.

    Pas seancës të së shtunës ku dështoi dy herë radhazi emri i Albulena Haxhiut i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në seancën e së hënës nuk u hodh në propozim fare.

    Glauk Konjufca tha se duke parë deklarimet e partive tjera politike, do të ishte sërish situatë e njëjtë, ku s’do të votohej sërish emri i tyre i propozuar.

    Ai kërkoi kohë shtesë, gjë që u miratua nga Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, duke caktuar seancën për të mërkurën.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!