Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave në Komunën e Deçanit.
Koalicioni AAK-NISMA dhe të tjerët ka fituar bindshëm në këtë komunë me 49.90%, parti e dytë ka dalë VV me 22.84%, kurse LDK e treta me 20.79%, shkruan Reporteri.net.
PDK në këtë komunë ka dalë e katërta me 4.22, kurse Koalicioni për Familje i pesti me 0.65%.
