×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Kandidati i LDK-së

    Abdixhiku: Askush sikurse LDK nuk i ofron Prishtinës projekte plot 1.5 miliard euro

    Reporteri
    30 Janar 2025 | 19:54

    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim madhështor në lagjen Dardania të Prishtinës, në palestrën e shkollës “Xhemail Mustafa”.

    Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se “entuziazmi, angazhimi e mbështetja në këtë kohë ishte shenjë e qartë e rilidhjes së LDK-së me lagjet ikonike të Prishtinës.”

    Kreu i LDK-së shtoi se ka askush nuk i ofron Prishtinës projekte me vlerë 1.5 miliard euro sikurse LDK-ja.

    “Askush sikurse LDK nuk i ofron Prishtinës projekte plot 1.5 miliard. Prandaj dhe kjo mbështetje! Prishtina është e kaltërt!” – tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!