Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka theksuar synimin e tij për të forcuar marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë intervistës në “Rubikon”, ai u shpreh se prioriteti i tij është lidhja e interesave të Kosovës me qeverinë amerikane, duke shmangur çdo përplasje me ta.
“Dua t’i lidh interesat e Kosovës me qeverinë e SHBA-së dhe më së paku dua të përplasem me ta. Asnjë lloj interesi nuk kam. Përkundrazi, dua që këtë rrotullim të tavolinave ta kthej në favor të Republikës së Kosovës. Për këtë jam i bindur, jam i bindur se do ta bëjmë.” – deklaroi Abdixhiku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.