×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Jeta Rafuna

    Abdixhiku e lavdëron Jeta Rafunën me numrin 45, përkrahësit e LDK-së brohorasin për të

    Reporteri
    27 Janar 2025 | 14:05

    Në një nga tubimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidati për Kryeministër nga radhët e kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka lavdëruar kandidaten për deputete, Jeta Rafuna.

    “Jeta, Jeta”, dëgjohen duke thirrur përkrahësit e partisë për kandidaten për deputete.

    Jeta Rafuna, kandidohet nga dega e Prishtinës dhe në listën e LDK-së, mban numrin 45 në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Gjithashtu, në sfond të kësaj videoje dëgjohet një këngë kushtuar Presidentit Historik të Kosovës dhe prijësit të kësaj partie, Ibrahim Rugova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!