Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shprehur i bindur se LDK ka arritur të sigurojë të paktën 40 mijë vota të mërgatës në zgjedhjet e ardhshme.
Gjatë intervistës në Klan Kosova, kreu i LDK-së tha se kjo është e bazuar në mbështetjen e treguar për Lidhjen Demokratike përgjatë tubimeve dhe punës së madhe.
“Ne jemi të bindur që së paku 40 mijë vota – përjashto gabimet eventuale – vota është demokratike, s’e paragjykoj, por në bazë të tubimeve, takimeve dhe punës së madhe që kemi bërë në ftimin e tyre dhe përgjigjën që na është dhënë, ne jemi të bindur që 40 mijë vota do të jenë nga mërgata në zgjedhjet e ardhshme, që është dhjetëfishim i votave që kemi marrë ne vitin 2021”, deklaroi Abdixhiku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.