×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Kandidati për kryeministër

    Abdixhiku pas tubimit viziton klasën e tij të shkollës fillore, rrëfen kujtimin kur parakalonte eskorta e Presidentit Rugova

    Reporteri
    23 Janar 2025 | 22:24

    Në një tubim të organizuar nga Dega e Dytë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në sallën e shkollës “Gjergj Fishta”, kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ndau kujtime personale që lidhen me këtë vend simbolik për të.

    Abdixhiku, i cili ka kaluar tetë vite të fëmijërisë së tij si nxënës i kësaj shkolle, e përshkroi kthimin në këto ambiente si një përvojë emocionuese që i sjell shumë kujtime.

    “Kam emocion të veçantë që jam në Shkollën “Gjergj Fishta”. Kam kaluar 8 vite të jetës, mu në këtë shkollë. Mu në këto salla. Mu në këto korridore e këto klasa.” – tha Abdixhiku.

    Gjatë fjalimit të tij, Abdixhiku ndau kujtime të veçanta nga ajo periudhë një prej tyre kur shikonte në dritare teksa parakalonte eskorta presidenciale e Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

    “Dhe një ndër kujtimet… Kam dy kujtime të veçanta, më duhet t`i them. I pari kujtim është kur nga Velania, parakalonte një eskortë presidenciale, që barte çdo mëngjes një njeri të madh shqiptar. I cili barte shpresën e popullit tonë. Dhe vazhdonim secilën ditë në dritare për ta parë. Ishte Ibrahim Rugova. Shqiptari më i madh!”, tha mes tjerash Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!