Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video nga Brezovica dhe ka prezantuar planin për këtë aset kombëtar.
Kreu i LDK-së ka thënë se investimet në Brezovicë janë me interes nacional.
“Ne duam të investojmë në Brezovicë. Pra, t’i japim fund periudhës së pritjes 35 vjeçare dhe ta kemi prioritet kombëtar, pra ta trajtojmë si investim strategjik të Republikës së Kosovës. Ne kemi paraparë investime vetëm nga niveli qendror në vlerë prej 80 milionë eurove që në fillim”, ka thënë Abdixhiku.
Në bazë të planin të LDK-së për Brezovicën, do të ketë eleferik të rinj, gondola, shtigje të reja për skijim ditën e natën, qendra hotelierike e komerciale me brende botërore dhe mirëmbajtje moderne.
“Kosova ka një të ardhme të bukur përpara, prandaj ndryshimi e dalja nga moçali i pështymave e urrejtjes është domosdoshmëri”, ka thënë Abdixhiku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.