Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku me anë të një video-mesazhi ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin më të madh elektoral përmbyllës, i cili do të mbahet në sheshin ‘Skenderbe’ nga ora 18:00.
Sipas tij këtë ditë, të gjitha rrugët e Kosovës na sjellin në Prishtinë.
‘’Kam nevojë për ju, kam nevojë që ditën e 8 shkurtit, të shtunës, ta bëjmë festë të madhe elektorale. Kam nevojë që të japim zë të përbashkimit të madh kombëtar, e të japim shpresë për ëndrrën e madhe që na pret përpara. Vishuni trashë, vishuni mirë, ejani të shtunën në ora 6, në sheshin ‘Skënderbe’ në Prishtinë’’, ka thënë Abdixhiku.
‘’Le të festojmë së bashku, le të fitojmë së bashku, le ta ndryshojmë Kosovën së bashku’’, përfundoi Abdixhiku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.