×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Kandidati për kryeministër

    Abdixhiku vazhdon vizitat tek prodhuesit vendor: Viti 2025 e bizneset tona ballafaqohen mungesë të energjisë elektrike

    Reporteri
    17 Janar 2025 | 16:33

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vazhduar vizitat nëpër biznese. 

    Ai ka vizituar sot një kompani në Pejë për prodhimin e stiroporit, bojërave dhe fasadave.

    “Vizituam kompaninë Gemix në Pejë – shembull i sipërmarrjes inovative dhe përkushtimit ndaj cilësisë në industrinë e ndërtimit; me 70 të punësuar që mbulon tregun në Kosovë, por që është edhe eksportues i suksesshëm në Ballkan dhe në Evropë. Prodhim i stiroporit, bojërave e fasadave! Eksport, punësim, vlerë!”, ka shkruar Abdixhiku.

    Ai tha se bizneset janë përballur me mungesë të rrymës.

    Abdixhiku tha se me qeverinë e LDK-së bizneset do të trajtohen si të barabartë dhe jo si armiq.

    “Por, probleme me rrymë! Viti 2025 e bizneset tona që krijojnë ballafaqohen me probleme bazike, sikurse energjia elektrike! Me qeverinë tonë të ardhshme, bizneset e vendit do të trajtohen si partnerë në zhvillimin e Republikës; jo të gozhdohen e shantazhohen! Politikat tona do të drejtohen nga ta; sepse besojmë në zhvillim, sepse jemi të djathtë! Bashkë me ta, do ta ndërtojmë të ardhmen e ndritur për Kosovën dhe për qytetarët tanë!”, ka thënë Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!