×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Kandidati për kryeministër

    Bedri Hamza për tubimet e PDK-së: Një energji e tillë, një masovitet i tillë nuk është parë gjatë

    Reporteri
    16 Janar 2025 | 21:17

    Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku po diskutohet për dinamizmin e fushatës zgjedhore dhe pritshmëritë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Gjatë intervistës në Rubikon, Hamza theksoi atmosferën e veçantë të kësaj fushate.

    “Një energji e tillë, një masovitet i tillë nuk është pa gjatë. Unë jam që nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës. Kam qenë pjesë e të gjitha fushatave, përveç gjatë kohës që kam qenë guvernator i BQK-së”, tha ai.

    Hamza shprehet optimist për rezultatin e PDK-së në këto zgjedhje.

    “Kjo më bën optimist që me një program të mirë, një ekip të mirë, me një fushatë të mirë, Partia Demokratike e Kosovës më 9 shkurt pret një rezultat të mirë zgjedhor dhe ne jemi ata që e drejtojmë qeverinë, sepse ky vend ka mundësi me qenë më mirë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!