×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Kandidati i PDK-së

    Bedri Hamza: Puna e çdo qytetari do të vlerësohet drejtë, 50% do t’i rris pagat në sektorin publik

    Reporteri
    03 Shkurt 2025 | 10:41

    Bedri Hamza e ka nisur ditën me një video, ku një arsimtar shpreh frikën e tij, që pa marrë parasysh sa shumë punon, nuk do të mund ta mbajë familjen dhe të sigurojë jetesë të mirë për fëmijët e tij.

    “Pagat janë të ulëta e shpenzimet vazhdimisht po rriten. Është brengë konstante që e kam”, thotë arsimtari.

    Ndërkaq, Bedri Hamza premton se pagat e të gjithë punëtorëve në sektorin publik do të rriten për 50% dhe puna e çdo qytetari do të vlerësohet drejtë.

    Ai thotë se shumë qytetarë, punëtorë të zellshëm, janë prekur nga rritja e çmimeve dhe mezi ia dalin ta kalojnë muajin me pagat që marrin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!