×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Behrami: Vizita e Kryeprokurores të Speciales, ndërhyrje në drejtësi

    Reporteri
    16 Dhjetor 2024 | 18:06

    Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka komentuar vizitën e kryeprokurores së Gjykatës Speciale, Kimberly West në Kosovë.

    Ai ka ngritur dyshime mbi arsyen e vizitës së saj.

    “Për çka vjen një Prokurore e Gjykatës Speciale në Kosovë? Për të ndikuar mbi institucionet? Për t’i frikësuar institucionet? Për të ndërhyrë në drejtësi? Apo është vetëm “tentim frikësim dhe tentim ndërhyrje”?”, ka thënë Behrami, përmes një video në Facebook.

    Lidhur me agjendën e saj të takimeve, Behrami ka shtruar disa pyetje, teksa e ka cilësuar si ndërhyrje në drejtësi.

    “A nuk është ky ndikim mbi procesin? Njëjtë, si dikur Jack Smith, edhe Prokurorja West po takon politikanë, ministra, diplomatë për t’u thënë që krerët e UÇK-së, me çdo kusht e me çdo mjet, duhet të dënohen”, ka thënë ai.

    “Pse prokurorja bën me thënë që krerët e UÇK-së duhet të dënohen me burg të përjetshëm e ne nuk guxojmë të themi që ata janë heronj të gjallë? Prandaj, edhe ne duhet të vazhdojmë të flasim për proces, të lobojmë për një gjyq fer dhe të paanshëm. Të krijojmë mekanizma mbikëqyrës, të hetojmë nëse gjykata ka shkelur të Drejtat e Njeriut”, ka përfunduar Behrami.

    Ish-këshilltari i Presidentit Thaçi, Artan Behrami ka befasuar me hyrjen në listën e PDK-së, ku garon për deputet të Kuvendit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!