×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Blerand Stavileci, PDK: Kemi arritur rezultat inkurajues

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 20:31

    Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media pas mbylljes së votimeve dhe publikimit të Exit Polleve.

    Blerand Stavileci ka thënë se PDK ka arritur rezultat inkurajues.

    “Rezultati është inkurajues, ajo që e kemi thënë gjatë gjithë kohës, kryetari Memli Krasniqi dhe kandidati për kryeministër Bedri Hamza, gjatv gjithë kohës kanë punuar në mënyrë me vizion e përkushtim për t’i bashkuar njerëzit për një Kosove më të mirë”, ka deklaruar ai, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur për koalicionet e mundshme, Stavileci tha se do ta informojnë opinionin për hapat e mëtejmë.

    Ai tha se nga të dhënat që kanë nga terreni, kanë rritje më të madhe.

    “E konfirmojmë një rritje të konsiderueshme të PDK, por nga të dhënat nga terreni del që ne të kemi rritje më të madhe se që është projektuar”, tha ai.

    Stavileci shtoi se gjatë mbrëmjes Bedri Hamza, do të mbajë një konferencë tjetër për të ndarë “reflektimet dhe vizionin tonë për hapat e mëtejshëm”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!