×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Cana: Peci ministri më i dobët i bujqësisë, e degradoi sektorin e vreshtarisë

    Reporteri
    03 Shkurt 2025 | 15:36

    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Edon Cana, e ka quajtur ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, ministrin më të dobëtin në historinë e Republikës së Kosovës.

    Cana, i cili bart numrin 44 në listën e zgjedhore të PDK-së, ka thënë se Peci e ka degraduar sektorin e vreshtarisë.

    “Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, për 4 vite qeverisje injoroi vreshtarët, fermerët dhe bujqit e Rahovecit, zemrën e bujqësisë kosovare, ministër i cili u thirr në drejtësi por bëri më shumë padrejtësi. Mospërkrahja dhe neglizhenca e tij tregojnë qartë sa larg është kjo qeveri nga nevojat e bujqve vendorë”, ka thënë Cana.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!