×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Daut Haradinaj sheh entuziazmin e fitores në takim me qytetarët e Malishevës

    Reporteri
    15 Janar 2025 | 22:58

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka marrë pjesë në një tubim elektoral në Malishevë. 

    Ai tha se në Malishevë pa entuziazmin për fitoren e koalicionit të AAK-së.

    “Malisheva e din çka është fitorja, Malisheva tregoi që e don Kosovën Fituese. Krenari me qenë mes miqve, kolegëve e njerëzve të mirë të Malishevës. Ky entuziazëm për numrin 137, është përgjigja më e mirë që mund t’a merr Kosova. E kemi nisur bashkë idealin, do e bëjmë bashkë Kosovën.”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!