×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Spotlight

    “Degradim” – Blerta Deliu, PDK: VV po abuzon për vota me figurën e Heroit Afrim Bunjaku

    Reporteri
    30 Janar 2025 | 18:30

    Kandidatja e PDK-së për deputete të Kuvendit të Kosovës, deputete për disa mandate Blerta Deliu-Kodra ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje po abuzon për vota me figurën e Heroit Afrim Bunjaku.

    Ajo në “Spotlight”, prodhim i gazetës online Reporteri.net ka thënë se figura të tilla nuk duhet të abuzohen nga askush, sepse ai la rënë në detyrë duke ruajtur sovranitetin e Kosovës.

    Deliu-Kodra ka thënë se përdorimi i figurave të tilla për qëllime elektorale, tregon për mungesë të alternativës nga ai subjekt dhe degradim.

    “Afrim Bunjaku ka qenë pjesëtarë i Policisë së Kosovës që ka rënë në detyrë dhe ka gëzuar gjithë respektin e qytetarëve të Kosovës, që e kanë nderuar sakrificën dhe rënien e tij në detyrë si pjesëtarë i Policisë së Kosovës. Për mua është e pakuptimtë. Unë atë ditë kur e kam dëgjuar ministrin e Brendshëm, në tubim elektoral në Mitrovicë me brohoritma të thirra me emrin e Afrim Bunjakut besoni jam ndier keq. Figura të tilla të shtetit të Kosovës, të rëna në detyrë, nuk guxojnë të abuzohen nga përfaqësues partiakë e politik. Këta janë njerëz që do të kujtohen përherë për sakrificën dhe heroizmin e tyre, të rënë në krye të detyrës për ta ruajtur integritetin dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës. Por, kur partitë politike, përfaqësues të zgjedhur, ministri i Brendshëm në tubim elektoral del dhe brohoritë emrin e Afrim Bunjakut, kjo është degradim i çdo vlere që duhet ta ketë një politikan dhe e dyta flet për flet për nivelin që një subjekt politik sot në mungesë të alternativës, për të iu thënë diçka qytetarëve provon ta kapitalizojë sakrificën e rëndë që ka pasur familja Bunjaku. Nuk kisha pasur dëshirë të takoj e dëgjoj politikan që dëshirojnë të marrin merita në sublimitetin e personave që kanë rënë për nderë të Kosovës në detyrë.”, ka thënë Deliu-Kodra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!