×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Kandidati i PDK-së

    Hamza i vendosur: Nëse nuk i rriti pagat për 50%, më 31 dhjetor jap dorëheqje

    Reporteri
    16 Janar 2025 | 21:41

    Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, u zotua sonte se nëse nuk i rritë pagat dhe pensionet për 50 për qind brenda këtij viti, në rast se e merr drejtimin e qeverisë, do të japë dorëheqje më 31 dhjetor.

    “Për mua top prioritet është ruajtja e stabilitetit makrofiskal të vendit, ajo as që diskutohet. Mirëpo, punën e rritjes së pagave dhe pensioneve, nuk kisha dashtë të kuptohet si bujari dhe bamirësi. Sepse ato janë parë të takspaguesve, pare të qytetarëve të Kosovës”.

    “Nëse e shikojmë rritjen e inflacionit, rritjen e çmimeve, kjo nuk është krejt rritje, deri në një masë të caktuar kjo është një farë indeksimi, dhe mbi këtë mundet me u pranu si rritje. Prandaj, nuk ka ndodhur rritja, çmimet kanë lëvizur po flasë për çmimet e produkteve bazike. Dhe nuk ka ndodhur ndryshimi i pagave apo rritja e pagave. Unë 50 për qind kam thënë edhe në të kaluarëm, dallimi i imi prej të tjerëve është se unë matem shumë kur premtoj, e kalkuloj deri në detajin e fundit, kur e them fjalën publike për mua është një kontratë me qytetarët, edhe i rri fjalës mbrapa, i kam qëndruar edhe atë herë, edhe atë herë kam thënë 50 për qind, edhe tash po them”, tha Hamza në Klan Kosova.

    “Edhe po them në vitin e parë të mandatit, në muajt e parë të qeverisjes, nëse nuk ndodh edhe ju siguroj dhe garantoj, se viti i dytë nuk më zë kryeministër në qeveri. Jepi dorëheqje sigurisht nëse nuk e mbaj premtimin. Unë në vitin 2026 ta jap fjalën, që nuk rriten pagat dhe pensionet për 50 për qind, nuk e pres janarin, më 31 dhjetor të këtij viti nuk jam kryeministër”, tha Hamza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!