×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Haradinaj i lumtur me fushatën, thumbon kundërshtarët: Ne nuk po bartim njerëz nga komuna në komunë

    Reporteri
    31 Janar 2025 | 21:40

    Kandidati për kryeministër i koalicionit për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e fushatës, duke thënë se nuk ka parë fushatë më të mirë se sa kjo për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Ai në një intervistë për gazetën online Reporteri.net ka thumbuar kundërshtarët politik duke thënë se koalicioni i tij nuk po i bartë njerëzit nga komuna në komunë për të marrë pjesë në tubimet e tyre.

    Haradinaj tha se pjesëmarrja në tubimet e koalicionit që ai drejton po bëhet pa sforcime.

    “Them të drejtën kurrë fushatë më të mirë nuk kam parë në Kosovë. Janë mbajt dhjetëra mijëra takime në çdo nivel, çdo ditë mbahen, jo të gjitha janë në vëmendjen e mediave. Po shihet edhe nga këto që janë më qendrore një pjesëmarrje shumë serioze, pa ndonjë mund të madh, pa sforcim, pa bartë njerëz. Ne nuk po bartim njerëz nga komuna në komunë. Ne nuk i dërgojmë askund njerëzit e vendeve të tjera, janë të atij vendi. Është një situatë e mirë, e pranimit të programit tonë, qëllimeve tona,”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!