Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ndau mesazhe nga tubime elektorale në Kosovë, përderisa ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për inaugurimin e Presidentit Trump.
“Kanë dhënë shumë s’po marrin aq sa duhet,” u shpreh kandidati për kryeministër, duke iu referuar banorëve të Vitomiricës së Pejës dhe Rogovës së Hasit, ku u mbajtën tubime të koalicionit që ai drejton. Haradinaj theksoi se këto vendbanime, sikurse shumë të tjera anekënd Kosovës, vazhdojnë t’i japin fuqi projektit të tij politik.
Haradinaj, përmes një postimi në rrjete sociale, shoqëruar me fotografi nga tubimet, shprehu vendosmërinë për të realizuar projektin “Kosova Fituese”, duke falënderuar banorët e të dy vendbanimeve për mbështetjen e vazhdueshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.