Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot bashkëluftëtaret e tij nga Dukagjini me rastin e Ditë së Veteranit.
Haradinaj është zotuar për mbështetje të pakompromis ndaj kategorive të dala nga lufta.
“Në Baran të Pejës, krah për krah me heronjtë e lirisë sonë, shënuam me krenari Ditën e Veteranit. Bashkëluftëtarët e UÇK-së nga Dukagjini dhe mbarë Kosova dëshmuan edhe sot forcën e paluhatshme të idealeve tona të përbashkëta. Para bashkëluftëtarëve të mi, ripërtërita zotimin për mbështetje të pakompromis ndaj kategorive të dala nga lufta. Programi ynë parasheh trefishimin e pensioneve, përmirësimin e kornizës ligjore për veteranët dhe invalidët, si dhe mbështetjen e plotë për rehabilitim”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se projekti për shtëpitë e UÇK-së do të ringjallet në çdo qendër të Kosovës.
“Pas 9 shkurtit, do të rikthejmë dinjitetin e merituar për veteranët. Projekti për shtëpitë e UÇK-së do të ringjallet në çdo qendër të Kosovës, ndërsa Dita e Veteranit do të marrë vendin që i takon si festë zyrtare. Nuk ka kompromis me vlerat e luftës sonë çlirimtare dhe sakrificën sublime të kategorive të lirisë”, është shprehur Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.