×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Kandidati për kryeministër

    Haradinaj takon strukturat e Aleancës së Gruas në Gjilan: Kosova Fiton kur gratë fuqizohen

    Reporteri
    09 Janar 2025 | 20:03

    Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot strukturat e Aleancës së Gruas nga Gjilani dhe Kamenica, në vazhdën e mobilizimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Haradinaj ka thënë se barazia gjinore nuk është vetëm çështje e të drejtave, por domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit tonë.

    “Në takim me strukturat e Aleancës së Gruas nga Gjilani dhe Kamenica, ndava vizionin tonë për fuqizimin e gruas në shoqërinë kosovare. Barazia gjinore nuk është vetëm çështje e të drejtave, por domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit tonë. Me programin tonë, gratë do të kenë mbështetje konkrete: 1500 euro për fëmijën e parë, 2500 për të dytin dhe 3500 për të tretin, pagë minimale 500 euro për nënat me 3 e më shumë fëmijë, garanca shtetërore për bizneset e udhëhequra nga gratë. Arsimi profesional do të harmonizohet me tregun e punës, duke hapur perspektiva të reja për vajzat dhe gratë”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se kandidatët nga Gjilani dhe Kamenica, do të jenë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

    “Kandidatët tanë nga Gjilani dhe Kamenica, Zarife Asllani, Greta Kryeziu, Ahmet Isufi, Nazim Gagica, Faton Jakupi dhe Kushtrim Xhemaili, do të jenë zëri juaj në Kuvendin e Kosovës për të realizuar këtë vizion. Kosova fiton kur gratë fuqizohen”, është shprehur Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!