Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në ora 15:38, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje është 26.54 për qind, apo 523 mijë e 104 votues, shkruan gazeta online Reporteri.net.
KQZ-ja në vazhdimësi është duke përditësuar të dhënat, teksa kjo shifër është kalkuluar nga numri i qytetarëve që kanë votuar në 85.59 përqind të vendvotimeve.
Në garë janë 28 subjekte politike dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas pak do të mbajë një konferencë për media, me të dhënat zyrtare të pjesëmarrjes së votuesve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.