×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Konferenca

    KQZ: Deri në ora 15:00 votuan 558 mijë e 246 qytetarë

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 16:28

    Komisioni Qendror zgjedhor përmes një konference për media ka bërë të ditur se numri i pjesëmarrësve në votime deri në ora 15:00 është 558 mijë e 246 qytetarë apo 28.32 për qind, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se kjo shifër është kalkuluar nga numri i qytetarëve që kanë votuar në 91.21 përqind të vendvotimeve.

    Nga këto të dhëna të fundit nga KQZ-ja, pjesëmarrja më e lartë e votuesve është në Prishtinë, 79 mijë e 121 qytetarë, ndërsa votues të regjistruar janë 212 mijë e 515 qytetarë.

    Komuna me pjesëmarrjen më të ulët të votuesve është ajo në Mitrovicë të Veriut, ku nga 18 mijë e 781 qytetarë me të drejt vote, vetëm 836 qytetarë e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë deri në ora 15:00.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!