Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se mbështetja strategjike e SHBA-së për Kosovën është konfirmim i rrugës sonë euroatlantike.
Krasniqi ka thënë se kjo është linja që LDK e ka ndërtuar dhe mbrojtur gjithmonë: partneritet i përhershëm me SHBA-në, dhe integrim të plotë në BE dhe NATO.
Ajo ka thënë se Kosova ka nevojë për politikë të përgjegjshme, institucione të forta dhe orientim të qartë perëndimor dhe sipas Krasniqit këtë e garanton vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës.
Postimi i plotë:
Mbështetja strategjike e SHBA-së për Kosovën është konfirmim i rrugës sonë euroatlantike. ?? ??
Kosova shihet si faktor kyç për paqe dhe siguri në Ballkan.
Kjo është linja që LDK e ka ndërtuar dhe mbrojtur gjithmonë: partneritet i përhershëm me SHBA-në, dhe integrim të plotë në BE dhe NATO.
Kosova ka nevojë për politikë të përgjegjshme, institucione të forta dhe orientim të qartë perëndimor.
Këtë e garanton vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës. ????