Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka zhvilluar sot takime me pronarët e disa bizneseve në Vushtrri.
Gjatë vizitave, Krasniqi theksoi se bizneset vendore janë shtylla kryesore e ekonomisë dhe zhvillimit të vendit, ndaj duhet t’i përkrahin me politika konkrete dhe programe të qarta.
“LDK-ja do të angazhohet me të gjitha forcat për të sjellë investime të reja dhe për të rimëkëmbur ekonominë, e cila gjatë pesë viteve të fundit është dëmtuar. Prioriteti ynë është zhvillimi i Kosovës dhe fuqizimi i bizneseve vendore,” tha Krasniqi.
Ajo shtoi se LDK-ja merr përgjegjësinë për të udhëhequr kthesën e madhe të rimëkëmbjes, duke rikthyer shtetin që ndërton, ekonominë që zhvillohet dhe shoqërinë që ecën përpara.
Rrezarta Krasniqi i bëri ftesë qytetarëve që më 28 dhjetor të zgjedhin shpresën dhe ndryshimin përmes LDK-së.