Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka shpallur fitoren e LDK-së në këtë komunë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se LDK ka dalë fituese në Istog, për çka ka falënderuar qytetarët për besnikërinë, shkruan Reporteri.net
Postimi i tij:
Të nderuar qytetarë,
Faleminderit për kulturën e lartë demokratike të treguar gjatë procesit zgjedhor të sotëm! Jam thellësisht mirënjohës për besimin tuaj ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog, e cila ka dalë fituese në këto zgjedhje.
Ky rezultat është dëshmi e mbështetjes suaj dhe e angazhimit të palodhur të strukturave tona, si dhe e punës së madhe të qeverisjes sonë komunale në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim.
Mbetemi të përkushtuar në misionin tonë dhe besojmë në fuqizimin e mëtejshëm të LDK-së në të gjitha proceset që na presin.
Një falënderim i veçantë për strukturat tona të përkushtuara – besnikëria dhe puna juaj maratonike janë forca jonë kryesore! Jam krenar për secilin prej jush.
Të dashur qytetarë, në ditët në vijim do të presim rezultatet përfundimtare nga KQZ dhe përmbylljes së këtij procesi demokratik.
Me respekt,
Iliri