×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Spotlight

    Lutfi Haziri tregon pse u lanë Agim Veliu dhe Lutfi Zharku jashtë listës së LDK-së

    Reporteri
    23 Janar 2025 | 22:19
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Lutfi Haziri ka treguar pse u lanë jashtë listës për zgjedhjet e 9 shkurtit, figura me peshë të kësaj partie si Agim Veliu dhe Lutfi Zharku.

    Ai tha se kjo është pjesë e procesit të brendshëm të LDK-së, teksa u shpreh se ish-ministri Lutfi Zharku nuk ka pranuar të hyjë në garë.

    Këtë Haziri e tha në emisionin “Spotlight”, prodhim i gazetës online Reporteri.net.

    “Dorëheqja e kryetarit të tretë të LDK-së, akademik Isa Mustafa Mustafës, ardhja e Abdixhikut ka sjellë ndryshim të brendshëm, riorganizim, ristrukturim dhe zgjedhje të brendshme. Ky ndryshim i madh sturkturor dhe kuadrove, jo politik ka ndërtuar parimet dhe rrugën në mënyrë që të përgatitemi për këto zgjedhje, Procesi është ndërtuar ashtu që të disa kandidimet nominimet të vijnë prej degëve të LDK dhe për pasojë kemi një numër të kandidatëve që nuk janë nominuar kësaj here përkundër se kanë kontribut, kanë peshë, kanë emër. Shumica prej tyre nuk kanë dashur të hyjnë në garë. Psh. Lutfi Zharku është prej atyre që nuk ka pranuar nominim.”, ka thënë ai.

    I pyetur nëse LDK do të penalizohet nga lënia jashtë listave të figurave të rëndësishme të saj, Haziri tha se LDK nuk mund të ketë penalizm më të madh se 14 shkurti i vitit 2021.

    “Natyrisht që LDK duhet me pas parasysh është përmbyllja e procesit sukseshëm. A penalizohemisigurisht që proceset politike në situate të tilla sigurisht se penalizm më të madh se 14 shkurti 2021 nuk kemi me pas. Është goditja, shuplka amë emadhe elektorale që LDkj e ka marrë mu për shkak të koalicioneve dhe politikave të saj.”, tha ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!