Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova ka nevojë për një fillim të ri.
Krasniqi ka deklaruar se në Konventën e PDK-së është prezantuar qartë vizioni për të ardhmen e vendit.
Në një postim pas Konventës, Krasniqi theksoi se Hamza ka shpalosur një plan konkret dhe serioz për rikthimin e stabilitetit dhe shpresës në çdo familje të Kosovës.
“Sot, në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës, u paraqit qartë vizioni se në cilën rrugë duhet të ecë vendi ynë. Kryeministri i ardhshëm, Bedri Hamza, shpalosi një plan konkret, serioz dhe të domosdoshëm për ta kthyer stabilitetin dhe shpresën në çdo familje”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka shtuar se Kosova ka nevojë për një fillim të ri, i cili, sipas tij, nis me bashkim, unitet politik e shoqëror dhe fokus te problemet reale të qytetarëve.
“Ky është momenti për të ecur – bashkë, përpara”, ka përfunduar Krasniqi