×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / 9 shkurti

    Memli Krasniqi në Prizren: PDK me energji dhe mbështetje të fuqishme drejt fitores

    Reporteri
    22 Janar 2025 | 22:29

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në takimet e nëndegëve “10 Qershori”, “Vëllezërit Stavileci” dhe “Lidhja e Prizrenit”, ku u dëshmua një atmosferë e jashtëzakonshme me energji, festë dhe optimizëm për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

    “Energji. Festë. Fitore! Me këtë mbështetje dhe energji pozitive, fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës është e sigurt,” u shpreh Krasniqi.

    Ai theksoi se me Bedri Hamzën Kryeministër, Kosova do të ketë një të ardhme më të mirë dhe të gjithë qytetarët do të përfitojnë nga vizioni dhe përkushtimi i tij.

    “Faleminderit nga zemra për mbështetjen e madhe që po na jepni çdo ditë,” përfundoi Krasniqi.

    Atmosfera e ngrohtë dhe entuziasmi i pjesëmarrësve konfirmuan që PDK është më e bashkuar dhe më e fuqishme se kurrë, duke bërë që fitorja të duket gjithnjë e më afër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!