×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Kryetari i PDK-së

    Memli Krasniqi nga Mitrovica: Bedri Hamza është patriot që e mban fjalën

    Reporteri
    30 Janar 2025 | 19:04

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur para përkrahësve në tubimin në Mitrovicë.

    Krasniqi ka thënë se Bedri Hamza është patriot që e mban fjalën.

    “Sonte përveç që jemi në shtëpinë e Bedriut, edhe timen, jemi në një qytet me histori të veçanta për Kosovën. Qytetin e intelektualëve, të kulturës e sportit. Qëndresës e sakrificës. Jemi në qytetin e Trepçës, e Ibrit, e Sitnicës”, tha Krasniqi.

    “Mitrovica do të jetë më e fortë me Bedri Hamzën. Ne jemi sonte këtu sepse besojmë në Kosovë ma të mirë, mundet e do të bëjë më shumë për secilin prej jush. Ky është misioni ynë. Patriot që e mban fjalën që e jep”, tha ai më tutje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!