Një garë e fortë për vendin e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, po zhvillohet në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, parti kjo e cila drejton këtë komunë.
Kur janë numëruar 68.33% e votave, ose 41 kuti nga 60 sa janë gjithësej në këtë komunë, prind Vetëvendosje e para me 35.73%, kurse e dyta aktualisht renditet LDK me 35.25% të votave, shkruan Reporteri.net.
Parti e tretë në këtë komunë është PDK me 11.95% të votave, e katërta AAK-NISMA me 7.94%.
