Pasi Partia Demokratike e Kosovës (131) nisi fushatën zgjedhore me dy tubime në Prishtinë dhe Ferizaj, zëdhënësi i fushatës, Blerand Stavileci, në një konferencë për media, ka thënë se këtë fundjavë, ka filluar një kapitull i ri shprese, vendosmërie dhe uniteti për Kosovën.
Stavileci duke falënderuar qytetarët për përkrahjen dhe pjesëmarrjen masive në tubimet e PDK-së në Prishtinë dhe Ferizaj, u ka kërkuar falje të gjithë atyre që mbetën jashtë sallave për shkak të hapësirave të kufizuara.
“Të shtunën në Prishtinë dhe të dielën në Ferizaj, mijëra qytetarë u bashkuan krah për krah, brenda dhe jashtë sallave, për të përcjellë dhe për të përçuar një mesazh të qartë: Kosova është gati për një të ardhme Ma të Mirë. Kjo nuk është thjesht një fushatë. Ky është një mision dhe, mbi të gjitha, një rrugëtim i pandalshëm i atyre qytetarëve që besojnë se “Kosova Mundet Ma Mirë”.”, ka thënë ai.
Sipas Stavilecit, Kosova po flet me porosi të qartë se është koha për ta rikthyer dinjitetin, se është koha për Ma Mirë.
“Ta shkruajmë së bashku kapitullin tjetër të madh të shtetit dhe të ardhmes sonë. Prandaj, për çdo qytetar, bashkohuni me ekipin fitues të PDK-së dhe të Bedri Hamzës. Të ecim përpara, të bashkuar dhe të pandalshëm, drejt një Kosove Ma të Mirë. Fushata ka nisur. Vrulli është i pandalshëm. “Kosova mundet Ma Mirë” dhe me përkrahjen tuaj, do ta bëjmë Ma Mirë!” ka kërkuar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.