×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025 / KQZ

    Përfundon numërimi i votave për deputetë në këto nëntë komuna

    Reporteri
    30 Dhjetor 2025 | 20:51

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në nëntë komuna ka përfunduar numërimi i votave për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të partive, shkruan Reporteri.net.

    Komunat ku ka përfunduar procesi janë Mamusha, Shtërpca, Juniku, Hani i Elezit, Kllokoti, Mitrovica e Veriut, Novëbërda, Zveçani dhe Vitia.

    Procesi po vazhdon në 29 komuna tjera.

    “Deri më tani (e martë, 30 dhjetor 2025, ora 18:00) numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është 1,221 nga 2,557 vendvotime apo 47.75%.
    Procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 29 QKN-të tjera”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!