×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Pesë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 17:54
    Foto ilustruese

    9 shkurti po shënon zgjedhjet parlamentare në Kosovë, e që deri në ora 15:00 kanë votuar 558 mijë e 246 qytetarë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas të dhënave të KQZ-së, dalja më e ulët e qytetarëve është në këto komuna:

    Dalja më e ulët e qytetarëve:

    Mitrovicë e Veriut – 4.45%, ku nga 18 mijë e 781 qytetarë të regjistruar për të votuar, vetëm 836 prej tyre kanë shfrytëzuar këtë të drejtë.

    Graçanicë – 16.79%, me 22 mijë e 819 qytetarë të regjistruar, kanë votuar 3 mijë e 832 prej tyre.

    Dragash –  17.34%, nga 40 mijë e 263 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 6 mijë e 980 deri tani.

    Istog – 18.30%, me 50 mijë e 276 qytetarë të regjistuar për të votuar, kanë votuar deri në ora 15:00 vetëm 9 mijë e 199 prej tyre.

    Rahovec – 20.12%, nga 58 mijë e 338 mijë qytetarë të regjistruar, kanë votuar 11 mijë e 738 prej tyre.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!