×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Pesë komunat me pjesëmarrjen më të lartë të qytetarëve në votime

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 17:34

    Qytetarët në Kosovë po shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar për zgjedhjet parlamentare. KQZ-ja njoftoi përmes një konference për media se deri në ora 15:00, 558 mijë e 246 qytetarë kanë votuar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në bazë të të dhënave të fundit nga faqja zyrtare e Komisionit Qendror Zgjedhor, pesë komunat me numrin më të madh të votuesve që kanë votuar janë:

    Ranillug – 47.09%, ku nga 5 mijë e 69 votues të regjistruar, këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar, 2 mijë e 387 qytetarë.

    Zveçan – 43.59%, ku nga 7 mijë e 203 qytetarë të regjistuar për të votuar, të drejtën e kanë shfrytëzuar deri tani 3 mijë e 140 prej tyre.

    Leposaviq – 42.18%,  13 mijë e 876 qytetarë me të drejtë vote, deri tani 5 mijë e 853.

    Novobërdë – 39.25%, ku nga 9 mijë e 820 votues të regjistuar, kanë shfrytëzuar këtë të drejtë deri tani 3 mijë e 855.

    Prishtinë – 37.23%, nga 212 mijë e 515 qytetarë me të drejtë vote, 79 mijë e 121 kanë votuar deri tani.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!