Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Rafuna ka treguar se bashkë me kandidatin për kryeministër Lumir Abdixhiku, kanë mbajtur tubim në shkollën “Gjergj Fishta”, ku të dy e kanë kryer shkollën.
Ajo tha se në shkollën ku morën hapat e parë të dijes “sonte jehoi kushtrimi i fitores tonë të madhe”
“Në degën e II, në “Gjergj Fishta”, shkollën në të cilen morëm hapat e parë të dijes unë dhe kryeministri në ardhje Dr. Lumir Abdixhiku, sonte jehoi kushtrimi i fitores tonë të madhe.
Në këtë shkollë kam shume kujtime të bukura, e një nga to është edhe shiriti i zi në karate, e shumë kujtime të tjera të cilat sot më shumë se asnjëherë më parë më inspirojnë për të vazhduar e punuar fuqishëm e me kokën lartë për këtë pjesë të zemrës sime. ❤️ Sa shumë emocionuese ishte prezenca kaq e madhe e njerëzve të cilët po na mbështesin fortë për fitore e ndryshim.
Dega e Dytë Fantastike🔥”, ka shkruar Rafuna.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.