×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Rezultatet nuk u përditësuan që prej orës 19:10 të ditës së djeshme, këto janë komunat ku ende s’janë numëruar të gjitha votat

    Reporteri
    11 Shkurt 2025 | 7:34

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka përditësuar rezultatet e zgjedhjeve që nga ora 19:10 e së hënës, kur janë publikuar ato pas numërimit të 99.17 përqind të votave. Për të përfunduar i gjithë numërimi i votave të rregullta kanë mbetur edhe 21 vendvotime, shkruan Reporteri.net.

    Nga 2533 vendvotimeve, janë procesuar 2512 vendvotimeve.

    Sipas rezultateve të fundit të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 40.83 përqind apo 339 mijë e 350 vota, PDK e dyta me 22.15 përqind apo 184 mijë e 87 vota, LDK e treta me 17.59 përqind apo 146 mijë e 241 vota dhe AAK e katërta me 7.47 përqind apo 62 mijë e 66 vota.

    Këto rezultate janë preliminare dhe nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.

    Në Deçan kanë mbetur pa numëruar votat në një vendvotim. Në Gjilan kanë mbetur pa u procesuar tetë vendvotime.

    Në Klinë janë procesuar votat në 60 prej 62 vendvotimeve. Në Mitrovicë ka mbetur një vendvotim pa u procesuar.  Në Leposaviq kanë mbetur tri vendvotime pa u procesuar.

    Një vendvotim në Pejë, e po ashtu edhe në Podujevë një.

    Në Prizren janë procesuar 234 prej 236 vendvotimeve.  Në Shtërpcë janë procesuar 16 prej 17 vendvotimeve, e  në Mitrovicë të Veriut janë procesuar 23 prej 24 vendvotimeve.

    Bazuar në këto rezultate, VV pritet t’i ketë 47 deputetë, PDK 25 deputetë, LDK 20 deputetë dhe AAK 8 deputetë.

    Votat e kandidatëve do të fillojnë të numërohen sot, kur edhe do të bëhet verifikimi i rezultateve të partive.

    “Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, kanë sqaruar nga KQZ./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!