Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Rrezarta Krasniqi, ka ndarë fotografi nga tubimi i LDK’së ku u prezantuan kandidatët për deputetë.

Krasniqi ka thënë se nga sot filluan “rugëtimin e fitores së madhe të qytetarëve, LDK-së dhe Kosovës”

Ajo ka ftuar qytetarët që ta votojnë atë dhe LDK’në.

Reklamë

“123 është zgjedhja për shpresën, 36 është numri që do të përfaqësoj zërin tuaj”, ka shkruar Krasniqi.

Në një postim tjetër ajo ka ndarë disa nga momentet që kanë shënuar mandatin e saj si deputete e LDK’së.

“Kosova është atdheu ynë i përbashkët, i shenjtë dhe i përhershëm. Ajo na bashkon, na mban dhe na obligon përherë. Lidhja ju thërret të bashkohemi, për Kosovën që duam dhe që e meritojmë”, ka shkruar Krasniqi.