Shkëmb Manaj, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili në zgjedhjet e 28 dhjetorit garon me numrin 29 në listën e kësaj partie, ka mbi 20 vjet përvojë aktive në politikë. Aktualisht, Manaj udhëheq Departamentin për Drejtësi në LDK.

Ai vazhdon idealin politik të babait të tij, Shaban Manaj, një nga themeluesit e LDK-së dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, anëtari i Kryesisë së LDK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i japin mbështetje në këto zgjedhje.

Reklamë

“Nga një ideal i nisur në vitin 1989, në një rrugëtim që vazhdon sot me përgjegjësi dhe përkushtim”, thuhet në mesazhin e tij.

Ai fton qytetarët të votojnë për një Kosovë demokratike, të drejtë dhe me institucione të forta, duke mbështetur LDK-në me numrin 123 dhe kandidatin Shkëmb Manaj me numrin 29.

Në video, paarqitet edhe veprimtaria e babait të tij dhe rrugëtimin politik përkrah presidentit historik Ibrahim Rugova, i cili u vu në ballë të rezistencës kundër regjimit serb.