Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shkëmb Manaj e ka quajtur Istogun bastion të LDK-së, duke theksuar lidhjen historike dhe të fortë të qytetit me këtë parti dhe vlerat rugoviste.

Manaj tha se Istogu është bastioni i pathyeshëm i LDK-së dhe simbol i qytetarëve që e ndërtuan Kosovën me punë, besë dhe guxim. Ai theksoi rëndësinë e besimit të qytetarëve, i cili, sipas tij, mbahet me dinjitet dhe është amanet që ai e mban mbi supe gjatë gjithë jetës së tij.

“Krah strukturave dhe anëtarësisë sonë të udhëhequr nga kryetari Ilir F. Ferati, kam qenë dhe do të jem pa u ndalur për Istogun, për Kosovën, për çdo familje dhe për çdo qytetar – me ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjësi të plotë”, tha Manaj.

Reklamë

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të zgjedhin shpresën dhe LDK-në, duke përmendur numrat e kandidatëve: Lumir Abdixhiku 1, Shkëmb Manaj 29, si dhe LDK 123.